Flash News

Ditari i Opozitës

"Si në Jalisco apo Sinaloa", Spahia: Shqipëria në duart e karteleve, shteti në listëpagesën e krimit

"Si në Jalisco apo Sinaloa", Spahia: Shqipëria në duart

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka krahasuar situatën kriminale në Shqipëri me realitetin e karteleve të drogës në Meksikë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai përmend zona si Jalisco dhe Sinaloa dhe thekson se njësoj si atje ku krimi ka zëvendësuar shtetin, edhe në Shqipëri institucionet janë vënë në shërbim të organizatave kriminale.

Spahia akuzon drejtpërdrejt qeverinë dhe mazhorancën për lidhje me krimin, si dhe  u bën thirrje qytetarëve për reagim dhe për “pastrimin e institucioneve nga kthetrat e krimit” duke u bërë pjesë e protestës së 28 shkurtit. 

"Në Meksikë, vrasja apo arrestimi i krerëve të karteleve sjell shpërthim trazirash, sepse krimi ka zëvendësuar shtetin. Kur shohim Shqipërinë e sotme, shohim të njëjtën strukturë kancerogjene, atë të shtetit në listpagesën e krimit.

Ashtu si në Jalisco apo Sinaloa, ku policia dhe ushtria ulnin kokën para autokolonave të armatosura edhe në Shqipëri qeveria, parlamenti, bashkitë dhe çdo zyrë shteti janë në lista pagesash të karteleve që sundojnë Shqipërinë. Aty ku krimi paguan rrogën e zyrtarit, zyrtari nuk i shërben më qytetarit, por tutorit të tij.

Është e dhimbshme të pranosh se drejtues policie dhe deputetë nuk zgjidhen mbi bazën e meritës apo votës së lirë, por përzgjidhen në tryezat e errëta të karteleve. Me miratimin aktiv të lidershipit të PS, ku emri i kryeministrit shërben si garanti i kësaj simbioze e ku institucionet janë kthyer në degë të korporatave kriminale.

Kur deputeti emërohet nga krimi, ligji nuk bëhet për të mbrojtur qytetarin, por për të mbrojtur "investimin" e kartelit.

​Të dashur bashkëqytetar, prindër që rrisni fëmijët me djersën e ballit!
​Reagimi duhet të jetë i yni, i përbashkët dhe i palëkundur. Shqipëria nuk u përket atyre që e shesin për thasë me para të përgjakura. Shqipëria u përket atyre që duan ta shohin këtë vend me dinjitet, pa frikën se toka, prona, rruga, policia dhe qeveria janë në pronësi të dikujt që qëndron mbi ligjin.
​Para se Shqipëria të kthehet në një fushëbetejë bandash ku shteti është thjesht një spektator i paguar, duhet të ngrihemi. Duhet të kërkojmë llogari, të pastrojmë institucionet nga kthetrat e krimit dhe të kthejmë dinjitetin e humbur', shkruan Spahia. 

Të fundit