Flash News

Ditari i Opozitës

Bardh Spahia takim me banorët e Dajçit : Dëmshpërblim për dëmet e përmbytjeve

Bardh Spahia takim me banorët e Dajçit : Dëmshpërblim

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia, zhvilloi një takim me banorët e Dajçit, një nga zonat me emigracionin më të madh në bashkinë Shkodër.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia u shpreh se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të realizohet dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, dhe do të ofrohet një zgjidhje për problemin e energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Në takimin me banorë të Dajçit, një nga zonat me emigracionin më të madh në bashkinë Shkodër.

Diskutuam për problematikat me të cilat përballen prej vitesh.

- Mashtrimin dhe harresën e plotë të qeverisë për çështje të një rëndësie madhore për ta siç është mos dhënia e dëmshpërblimeve për dëmtimet nga përmbytjet të bizneseve/banesave dhe bimëve dekorative nga e cila preken rreth 15.300 banesa në qytet në Bahçallek dhe në krejt Nënshkodrën.

Gjatë bashkëbisedimit i sigurova banorët e kësaj zone se qeveria e Partisë Demokratike do të realizojë dëmshpërblimin e tyre ashtu siç bëri në rastin e përmbytjes së parë.

- Një tjetër shqetësim i madh për këta banorë, të cilin i premtova që do e zgjidhë qeveria e PD-së, është edhe mungesa e energjisë elektrike dhe shkëputja e saj sa herë fryn një fllad i lehtë.

Mungesa e subvencionimeve në bujqësi etj. ishin tema diskutimi gjithashtu.

- Folëm për regjistrimin dhe votën e familjarëve dhe banorëve të shumtë të kësaj zone në emigracion, sii dhe për protestën madhështore të datës 8 Shkurt në Tiranë.

Të fundit