Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bardhi akuza ministres: Belinda Balluku keqpërdori postin publik dhe dogji të paktën 80 milionë euro

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar ministren e Energjisë Belinda Ballukun se ka shkaktuar një ka shpërdoruar një shumë prej 80 milionë euro me aferën e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
"Emri i Belinda Ballukut është bërë sinonim i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Nuk ka asnjë rast, në asnjë vepër të rëndësishme, që firma e saj të mos ngrejë dyshim për shpërdorim të parave publike dhe përfitim personal sipas një skenari të paracaktuar.
E tillë është edhe afera e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, që u sollën me urgjencë nga fundi i botës për një krizë imagjinare energjitike të shpallur nga Edi Rama, disa muaj përpara nisjes së luftës në Ukrainë, që solli pasiguri globale dhe çmime të larta në tregun e energjisë.
Madje as atëherë, Tigrat e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës nuk u vendosën në punë, duke provuar se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike."
Bardhi deklaroi se për termocentraleve lëvizëse u paguan paratë, por nuk prodhuan asnjëherë energjinë, duke theksuar se për këtë aferë ka dorëzuar një mal me dokumente në SPAK.
"Historia e termocentraleve lëvizës, për të cilin i kam kërkuar zyrtarisht SPAK-it të nisë hetimet penale për Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj, është një histori e ngjashme me atë të inceneratorëve.
Edi Rama shpall papritur emergjencën energjitike në tetor 2021. 2 muaj më vonë, në dhjetor 2021, autorizohet KESH-i të marrë me qera asete gjeneruese termike shtesë që të lidhen lehtësisht në rrjet. Në Janar hapet tenderi, në Mars shpallet fituesi, në prill lidhet kontrata.
Pas 3 vjetësh, kemi përfunduar me blerjen e dy Tigrave të Belindës, me një kosto tmerrësisht të lartë dhe njësoj si incineratorët, nuk kryejnë funksionin për të cilin u shpenzuan para. Madje shumë para!
Do të përpiqem të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta pse, nën drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve lëvizës, bie era korrupsion dhe pse i kam kërkuar SPAK-ut të kryejë hetim penal për këtë aferë që u ka marrë padrejtësisht shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.
Së pari, vendi nuk ishte në kushtet e emergjencës. Kryeministri nuk ka marrë në rrugë zyrtare asnjë njoftim për mungesa afatgjata të burimeve për prodhimin e energjisë elektrike.
Së dyti, ministrja Balluku është shprehur publikisht se anijet lëvizëse termike do të prodhonin energji vetëm pas 2 vitesh, duke rrëzuar arsyen e emergjencës për të cilën qeveria u investua me vendim të posaçëm.
Së treti, KESH zhvilloi procedura kaotike me afatet e tenderit për asetin gjenerues termik, të cilat ishin të ndryshme në shqip dhe në anglisht. Dhe ishin jo vetëm të ndryshme, por edhe shumë të shkurtra, me qëllim favorizimin e një operatori të paracaktuar nga shefat politikë."
Ai u shpreh se janë 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Bardhi shprehet gjatë deklaratës për mediat se dokumentat zyrtarë provojnë se fituesi i paracaktuar i bleu anijet në Bangladesh në Prill 2021.
"Po qendroj pak tek afatet për të dhënë një informacion tjetër që provon se jo vetëm gjoja gara e hapur nga KESH, por edhe vendimi i qeverisë për të autorizuar KESH-in në këtë procedurë kanë qenë fiktivë, sepse fituesi ishte i paracaktuar.
Kompania fituese Excelarate Energy, në regjistrat zyrtarë amerikanë, ka referuar që në Janar se ishte njoftuar nga shteti shqiptar për shpalljen fituese. Pra, ndërkohë që tenderi në Shqipëri ishte ende i hapur formalisht, kompania ka njoftuar autoritetet përkatëse amerikane se e kishte fituar atë. Pala shqiptare, e përfaqësuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin në mars 2022.
Besoj se askush nuk ka ndonjë dyshim se Belinda Balluku dhe ligji janë dy pika që nuk takohen askund.
Le të vazhdojmë me abuzimet e tjera që na çojnë sërish tek i njëjti përfundim- fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.
Një tjetër fakt që e provon se kriteret e tenderit u qepën për kompaninë e paracaktuar është fakti që KESH kërkoi më janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo çdo shifër tjetër? Përgjigja është e thjeshtë.
Fituesi i paracaktuar merrte përsipër një kapacitet prodhimi prej 110 megavat. 60 mega nga njëra anije dhe 50 nga tjetra. Një skemë kaq e të trashë abuzimi me pushtetin, një skemë kaq ulëritëse korrupsioni e abuzimi vetëm Belinda Balluku mund ta vendosë kaq mendjelehtësisht në funksion!
Dhe nuk mbaron këtu. Për aferën e Tigrave të Belindës jo vetëm u prodhuan 2 vendime qeverie, u shpall gjendje emergjence nga asgjëja, u bënë u bënë lëmsh afatet e tenderit nga KESH-i, u qepën kriteret e kapacitetit prodhues, por në kohën e zhvillimit të tenderit kompania fituese as nuk i zotëronte këto anije të prodhimit të emergjisë.
Dokumentat zyrtarë provojnë se fituesi i paracaktuar i bleu anijet në Bangladesh në Prill 2021. Kjo do të thotë se as gjatë shpalljes së ofertës në janar 2022, as në ditën e firmosjes së kontratës në prill 2022, kompania e rregjistriar në parajsë fiskale në Delauer, nuk dispononte mjete të prodhimit të energjisë, një nga kushtet kryesore për të qenë pjesëmarrës në garë.
Pse Belinda Balluku, që qendronte në krye të këtoj operacioni dhe ë publikisht ka marrë përsipër autorësinë e marrëveshjes, është detyruar të shkelë ligjin kaq hapur, me kaq arrogancë dhe në mënyrë flagrante, këtë duhet ta zbulojë SPAK-u.
Tani, sa para janë në këtë lojën e pistë antishtet që është mësuar të luajë Belinda Baulluku prej së paku 12 vitesh?
Janë shumë para! Shumë fare! Kosto ditore e aseteve që nuk prodhojnë energji, është 94 mijë e 500 dollarë. Në totol llogaritet rreth 69 milionë dollarë vetëm për qiranë, operimin dhe mirëmbajtjen. Plus 2.6 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës, plus 7.2 milionë euro për depozitim dhe ngarkim-shkarkim i lëndës djegëse, plus 1.7 milionë euro siguracion për Termocentralin Lundrues. Janë rreth 80 milionë euro, por që kostoja është akoma më e lartë, pasi KESH ka shpenzuar miliona edhe për të bërë funksional Tigrat e Belindës dhe për t’i lidhur ata në rrjetin energjitik shqiptar, pasi TEC-et lëvizëse operonin me një nivel të ndryshëm tensioni nga ai i sistemit shqiptar.
A na çojnë këto shkelje të ligjit dhe shpenzime të larta në prodhimin e një energjie më të lirë se në treg? Jo! Absolutisht jo!
Energjia e prodhuar nga Tigrat e Korrupsionit të Belindës është 100%-160% më e shtrenjtë se çmimi mesatar në tregun ndërkombëtar të energjisë për kohën. Në këtë përfundim nuk kanë dalë vetëm ekspertët tanë, gjetjet e të cilëve i kemi dorëzuar në SPAK. Çmimi shumë i lartë që këto termocentrale lëvizëse prodhojnë është konstatuar edhe nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kur SPAK-u të nisë të hetojë për këtë aferë të frikshme të abuzimit me pushtetin, do të gjejë edhe opomencën e ekspertëve nga brenda sistemit, ekspertë me integritët që kanë paralajmëruar ministren Balluku për kostot e prodhimit të energjisë nga TEC-et si në kohë lufte. “Kostot e përdorimit të këtij impianti, variojnë nga “mjaft më të larta” në “jashtëzakonisht shumë më të larta” sesa çmimet mesatare të pritshme”- thuhet në një dokument zyrtar që Belinda Balluku e ka injoruar.
Në fakt, kështu ka bërë në çdo rast që prishte planet e saj dhe të Edi Ramës për të çuar përpara axhenda personale që kanë dëmtuar rëndë interesin publik.
Kështu ka bërë me shitblerjen e paligjshme të energjisë. Ka injoruar ligjin dhe ka blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës dhe e ka shitur më lirë energjinë, po jashtë Bursës.. Një aferë për të cilën, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar hetim penal në SPAK dhe për të cilin jam informuar se hetimet vijojnë.
Kështu ka bërë me panelet diellore në Digën e Zadejës, ku u kryen punime me çmime gati tre herë më të larta sesa në privat. Edhe për këtë kam informuar SPAK-un dhe pres prej Prokurorisë së Posaçme të bëjë një hetim të shpejtë dhe të pavarur.
Lidhur me aferën e termocentraleve lëvizës që s’prodhuan asnjëherë energjinë por për të cilën u paguan paratë, i kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme një mal me dokumenta. Janë 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës."
Mjafton vetëm pak vullnet nga SPAK dhe disa specialistë me integritet që t’u provojnë shqiptarëve se Belinda Balluku e ka keqpërdorur postin publik dhe ka djegur jo për interes të shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.
Belinda Balluku dukshëm nuk është në pozicion të favorshëm në raport me drejtësinë. Është vetëm çështje kohe që skemat korruptive në sektorin e energjisë, abuzimi me pushtetin dhe paratë publike të zbardhen plotësisht nga drejtësia dhe sistemi qeverisës të çlirohet nga keqbërës si Belinda Balluku dhe Edi Rama!"
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38