Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi akuza qeverisë: Është zhytur në vjedhje, po jepen 400 milionë euro për portin

Bardhi akuza qeverisë: Është zhytur në vjedhje, po jepen 400

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi korruptiv vendimin për të financuar 100% nga buxheti i shtetit ndërtimin e portit te ri në Durrës.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se për portin e Durresit po jepen  400 milione euro nga buxheti i shtetit.

"Në atë kohë kur kaloi ligji për portin aktual të Durrësit, u zotuan para Kuvendit dhe nuk ka akt më të rëndë sesa kur qeveria gënjen Kuvendin.

U zotuan këtu se për portin e durresit nuk do jepnin asnje qindarkë nga buxheti i shtetit. Sot do paguajnë 400 milion euro"

Bardhi akuzoi ministren Balluku  për krijimin e skemave të korrupsionit me miliona euro, e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të autoritetit rrugor.

"Këta të dy bëjnë sikur nuk kanë dijeni. Sikur jetojnë në hënë.

Këta që kanë një sistem patronazhistësh dhe dinë se çfarë hanë shqiptarët në shtepinë e tyre dhe nuk dinë se çfarë bejnë drejtorët e tyre.

Vetëm në një procedurë prokurimi, drejtori i autoritetit rrugor kishte vjedhur 1.5 milion euro", tha Bardhi.

 

 

Të fundit