Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi akuzon Ballukun: 50 mln € dëm nga Tuneli i Llogarasë dhe 180 mln nga abuzimet me energjinë

Bardhi akuzon Ballukun: 50 mln € dëm nga Tuneli i Llogarasë dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër buxhetin e vitit të kaluar, duke e cilësuar atë si një prej rasteve më të mëdha të abuzimit financiar në historinë e vendit. Në një postim në Facebook, Bardhi iu drejtua zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke theksuar se vetëm projekti i Tunelit të Llogarasë dhe shitblerja e energjisë elektrike i kanë shkaktuar buxhetit një dëm të përbashkët prej 230 milionë eurosh.

“Buxheti i vitit të kaluar nuk solli rritje të pensioneve apo pagave, por vjedhjen më të madhe në histori,” shkroi Bardhi, duke shtuar se mjaftonte eliminimi i abuzimeve për të siguruar fondet e nevojshme për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Përgjegjësinë për këto abuzime, sipas Bardhit, e kanë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, të cilët, sipas tij, prioritizojnë mirëqenien e tyre ekonomike mbi interesat e qytetarëve.

Të fundit