Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi akuzon mazhorancën për shkelje mbi paketën fiskale: Do ta çojmë në Kushtetuese

Bardhi akuzon mazhorancën për shkelje mbi paketën fiskale: Do ta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit duke futur në rendin e seancës së nesërme 8 ligje të paketës fiskale, pa respektuar afatet e shqyrtimit.

Sipas Bardhit, deputetët kanë marrë projektligjet më 14 nëntor, ndërsa mazhoranca kërkon t’i miratojë brenda 24 orëve, një praktikë që ai e konsideron të papranueshme.

“Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve më 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare”, deklaroi Bardhi gjatë Konferencës së Kryetarëve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do të drejtohet drejt Gjykatës Kushtetuese. “T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di kush ju shtyn ta bëni këtë. Po ua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Kushtetuese”, shtoi Bardhi.

Të fundit