Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Ambasadat nuk mund ta lidhin fatin e opozitës me Non Grata-n e Berishës

Bardhi: Ambasadat nuk mund ta lidhin fatin e opozitës me Non Grata-n e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi reagimin e ndërkombëtarëve në lidhje me aksionin opozitar. 

I ftuar në A2 CNN, Bardhi u pyet nëse ndërkombëtarët sot nuk janë rreshtuar krah opozitës pikërisht për “Non Gratën” e Berishës.

“Nuk mund ta lidhin kurrë fatin e opozitës në vend apo qasja ndaj opozitës me qëndrimin personal ndaj një individi të caktuar, nuk bëhet fjalë për të mbështetur atë, apo ne që nuk jemi shpallur “Non Grata” dhe nuk kemi çështje me SHBA, por partnerët nuk mbështesin apo injorojnë individë, por e kanë marrëdhënien me Shqipërinë, me interesin e popullit shqiptar”, tha ai.

Në fund, sqaroi se greva e urisë është një opsion për aksionin opozitar, por ende nuk ka asnjë datë se kur ky skenar do të vihet në zbatim.

 

 

Të fundit