Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Balla kërcënoi deputetet gra, s’ka guxim të merret me burrat

Bardhi: Balla  kërcënoi deputetet gra, s’ka guxim të merret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha pas daljes nga Kuvendi se kolegu socialist Taulant Balla provokoi me thirrjen e tij për të mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të 4 dëshmorëve të rënë më 2 Prill të vitit 1991 në Shkodër, në masakrën e fundit të komunizmit.

Në një prononcim për gazetarët, Bardhi theksoi se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi nuk i dha fjalën për të kërkuar që një kërkesë e tillë të mund të bëhej kur të ishin prezent të gjithë deputetët, dhe jo vetëm disa prej tyre.

“Akt i qartë provokimi, përfaqësuesi i partisë që vrau 4 qytetarë të rinj të S Shkodrës më 2 prill provokoi deputetët e opozitës dhe fyeu familjet e tyre. Sipas rregullores, kërkova fjalën për t’ju përgjigjur provokimi dhe për t’i kujtuar kryetarit të Kuvendit që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë, të caktonim një orar ku të gjithë 120 deputetët të ishin prezent. Në shkelje flagrante të rregullores, kryetari nuk na dha fjalën duke provokuar një seancë që u ndërpre dhe në pushim të saj “, tha Bardhi.

Më tej, shënjestroi sëris Ballën duke thënë se nuk ka guxim që të merret me burra por vetëm me gratë deputete, duke theksuar se i kërcënoi.

“Në shkelje flagrante të rregullores, kryetari nuk na dha fjalën duke provokuar një seancë që u ndërpre dhe në pushim të saj. Deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që ka treguar vazhdimisht se për shkak të frikës që ka, punimet në Kuvend duke pasur gardist te koka. Një frikacak që nuk ka guxim të merret me burrat në kuvend, është e disata herë që merret me gratë”, shtoi ai.

Të fundit