Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Balluku mbetet numri 2 i qeverisë, pavarësisht hetimeve nga SPAK

Bardhi: Balluku mbetet numri 2 i qeverisë, pavarësisht hetimeve nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me pozicionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në kabinetin qeveritar, duke theksuar se ajo vazhdon të mbajë postin e numrit 2 në qeveri, pavarësisht se është subjekt i një hetimi penal nga SPAK.

Deklarata u bë gjatë punimeve të Sesionit të II-të të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian.

“Në vitin 2022, vetëm dy vite pas takimit në Aruba, kompania e tij ka përfituar disa leje ndërtimi në Vlorë me firmën e Kryeministrit. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është nën hetim për shkelje të barazisë në tendera me vlerë miliona euro. Megjithatë, ajo vazhdon të qëndrojë në krah të Ramës si numri 2 i qeverisë,” deklaroi Bardhi. 

Të fundit