Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Balluku po tenton ta rizgjedhë Myzyrin në krye të Komisonit të Prokurimeve Publike, e ka financues të fushatës

Bardhi: Balluku po tenton ta rizgjedhë Myzyrin në krye të

Drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi ka reaguar pa paraqitjes në SPAK të Jonaid Myzyrit, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike.

Bardhi shkruan në Facebook se Belinda Balluku po tenton të rizgjedhë Myzyrin në krye të KPP-së. Bardhi shton se Myzyri është i implikuar në favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex dhe njëherazi, financues i fushatës së Ballukut.

“Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.

Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetoen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!”, shkruan Bardhi.

Të fundit