Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Bashkëshorti i Xhaçkës ngriti kompaninë pesë ditë pasi hyri në fuqi ligji për investimet strategjike

Bardhi: Bashkëshorti i Xhaçkës ngriti kompaninë pesë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi e ka cilësuar ligjin për investimet strategjike si plaçkë në duart e kryeministrit Edi  Rama.

I ftuar në Top Story, Bardhi thotë se rasti i ministres së Jashtme Olta Xhaçka i denoncuar nga PD nuk është i vetmi i këtij lloji.

“Ai ligj është shndërruar në një plaçkë, ka raste edhe më të rënda se sa rasti i Xhaçkës, tipike indicie për korrupsion. Një kompani e cila aplikon i refuzohet kërkesa, pas disa ditësh bashkëpunon me një kompani tjetër pas së cilës qëndron e njëjta kërkesë me të njëjtat dokumentacione dhe pranohet nga investimet”, tha Bardhi.

Sipas tij, bashkëshorti i Xhaçkës ngriti kompaninë pesë ditë pasi hyri në fuqi ligji për investimet strategjike

“Është një aksion i nisur që në datën 4 maj me ngritjen e një komisioni të posaçëm, dua të them që ligji për investimet strategjike është kthyer në abuzim me shqiptarët, rasti më flagrant është ai i Xhaçkës, se të tjera do të bëhen publike në ditët në vijim, është rasti i familjes së ministres Olta Xhaçka. Ata e kanë të ndaluar të përfitojnë, nuk lejohet të ketë kompani private, por pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji, bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka krijuar një kompani me veprimtari hoteleri turizëm.

Bashkëshorti ka përfituar edhe të drejtën për të përdorur plazhin rreth pronës ku do të bëjë investimin për 30 vite. Pasi ka marrë firmën e Edi Ramës ka bërë ca veprime fiktive për të treguar se nuk është ai që qëndron pas kësaj. Kjo është bërë në shkelje të ligjit, Edi Rama si kryeministër por edhe si kryetar kishte detyrimin për të reaguar, por në këtë rast kryeministri ka kryer shpërdorim detyre, ndërkohë që për ministren Xhaçka ajo ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit. Procedura duhet të nisë pa vonesa. Ajo që kanë hedhur poshtë socialistët është një kërkesë e jona për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. U rrëzua me argumentin se s’do të jetë i posaçëm por hetimor”, tha Bardhi.

Të fundit