Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi darkë me senatorë e kongresmenë në SHBA: Bisedat për Shqipërinë përqendrohen tek lufta reale ndaj korrupsionit

Bardhi darkë me senatorë e kongresmenë në SHBA: Bisedat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka qenë pjesë e një darke miqësore të organizuar nga Senatorët James Lankford dhe Mike Lee, sëbashku me kongresmenë dhe deputetë të disa shteteve në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kanë biseduar dhe për Shqipërinë, diskutime të cilat janë u fokusuan te nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Postimi i Bardhit:

Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Bisedat për Shqipërinë përqendrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale.

 

Të fundit