Flash News

Ditari i Opozitës

Tedi Blushi hipën mbi autobot: Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e Shqipërisë

Tedi Blushi hipën mbi autobot: Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e

Forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në sheshin “Willson”.


Kjo situatë erdhi pasi disa deputetë të PD dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u pozicionuan para autobotit me ujë, duke mos lejuar policinë për ta përdorur.

Ai pretendon se policia ka marrë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës.

“Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne ikim nga ky shesh dhe nga sheshet e të gjithë Shqipërisë. Kjo është një betejë pa kthim deri në cmonityi9min e këtij regjimi kriminal që dhunon gra shtatzëna në protestë. A ka logjikë kjo? Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, apo bandat në Elbasan. Do qëndrojmë edhe më shumë, ne kemi dalë për të protestuar dhe jo për të bërë xhiro”, tha Blushi.

Të fundit