Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dënon sulmin ndaj Belerit: “Një akt që turpëron Shqipërinë, orkestruar nga Rama”

Bardhi dënon sulmin ndaj Belerit: “Një akt që turpëron

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas sulmit me vezë dhe kos ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë si eurodeputet grek. Sipas Bardhit, ky incident është i orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe përbën një akt që cënon rëndë imazhin e Shqipërisë.

Bardhi u kërkon organeve ligjzbatuese të ndërhyjnë menjëherë për të ndëshkuar përgjegjësit e sulmit. “Ky sulm fizik i organizuar nga Edi Rama në mjediset përreth Kuvendit, ndaj eurodeputetëve, është një akt që turpëron Shqipërinë,” deklaroi Bardhi. Ai shtoi se pas pengesave të vendosura për hyrjen e Belerit në Kuvend, situata u përshkallëzua në dalje me një akt dhune që shkel kodin e mikpritjes dhe harmonisë ndër etnike.


“Pasi anuloi takimin me eurodeputetët, Rama urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke treguar se nuk njeh kufij ndaj kujtdo që nuk i shërben interesave të tij personale,” vijon Bardhi në deklaratën e tij.

Të fundit