Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dënon ndryshimin e rregullores së Kuvendit: Provokim i ulët nga PS, po pengon opozitën

Bardhi dënon ndryshimin e rregullores së Kuvendit: Provokim i

Pas ndryshimeve të njëanshme të PS për të shkurtuar debatin televiziv, ka reaguar kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se rregullorja e Kuvendit nuk është status i PS i cili ndryshohet çdo muaj me vullnetin e një partie, por ligj që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike.

Bardhi dënon propozimin e grupit të PS duke e akuzuar se po nxit mosfunksionimin e Kuvendin dhe po pengon opozitën në ushtrimin e rolit brenda një shoqërie demokratike.

“Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike. Rregullorja e Kuvendit është ligji që garanton bashkëjetesën e të gjitha forcave politike brenda institucioneve demokratike, përcaktuar në mënyrë konsensuale dhe tashmë me rregulla të konsoliduara.

Nëse një palë dikton rregullat e bashkëjetesës në mënyrë të njënashme, atëherë kjo është dhunë e shumicës ndaj pakicës brenda Kuvendit! Bashkëjetesa brenda institucioneve demokratike pamundësohet dhe opozitës i diktohet me forcën e kartonit edhe nëse duhet të flasë apo jo, sa duhet të flasë dhe çfarë duhet të thotë.

Duke dënuar me forcë provokimin e ulët të Grupit Parlamentar të PS përmes propozimit të ri të njëanshëm për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, i rikujtoj se po nxit përmes veprimeve të njënashme, defunksionalizimin e Kuvendit dhe po i pamundëson opozitës përmbushjen e vullnetit të saj për të ushtruar rolin e vet në një shoqëri demokratike.

Rikujtoj po ashtu, që në vitin 2012 ndryshimi vetëm me KONSENSUS i Rregullores së Kuvendit ishte kusht i Komisionit Europian që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Po sot? Sot është kthyer në një leckë me të cilën mazhoranca e korruptuar e Edi Ramës provokon çdo muaj opozitën, edhe kur kësaj të fundit i jep të drejtë njëzëri Gjykata Kushtetuese. Pa asnjë grimcë ndjese, pa asnjë grimcë reflektimi”, shkruan Bardhi.

Të fundit