Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi denoncon: Rama po bën terror në administratë, anëtarësohuni ose jepni dorëheqjen

Bardhi denoncon: Rama po bën terror në administratë,

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi denoncoi sot Partinë Socialiste kur tha se Rama po i bën presion administratës për anëtarësimet e reja në parti.

Bardhi i shpreh se punonjësve të administratës publike u është kërkuar ose të anëtarësohen në PS ose të japin dorëheqjen.

“E dini çfarë po ndodh? Del dhe krenohet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, po shkoni pak dhe pyesni çfarë terrori po ndodh në administratën publike.

Çdo punonjës i administratës publike i shërbimit civil, që ka punuar me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste, kurrë nuk janë kërcënuar me bukën e gojës për tu anëtarësuar në një parti politike.

Sot që flasim janë nën terrorin e bandës shtetërore me në krye Edi Ramën, ose të anëtarësohen në Partinë Socialiste ose të japin dorëheqjen për tu larguar nga shërbimi civil ose administrate publike.

A mund të jetë ky një vend kandidat për në Bashkimin Europian? A është ky një vend anëtar i NATO-s që kërcënon punonjës 30-vjeçar të administratës dhe shërbimit civil  që nëse nuk anëtarësoheni në një parti politike do të largohen nga puna?

Këta njerëz që i shërbejnë shtetit shqiptar, që kanë punuar me çdo qeveri dhe do të punojnë me çdo qeveri sa kohë janë profesionistë në administratë nuk mund të kërcënohen me bukën e gojës nga asnjë parti. Kjo po ndodh sot”, tha Bardhi.

Të fundit