Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dhe Balliu takojnë ambasadorët sllovakë dhe kroatë: Rikonfirmuam mbështetjen për integrimin

Bardhi dhe Balliu takojnë ambasadorët sllovakë dhe kroatë:

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Klevis Balliu kanë pritur në selinë blu ambasadorët e Kroacisë dhe Sllovakisë.

Në një reagim, Bardhi ka zbardhur detaje nga takimi ku është diskutuar për proceisn e integrimit të Shqipërisë në BE.

Bardhi shkruan se qeveria Rama, qeveria më e korruptuar në Evropë, nuk synon integrimin.

“Kënaqësi takimi me Ambasadorin z. Zlatko Kramaric dhe Ambasadorin z. Albin Otruba, përfaqësues të dy vendeve mike Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë, ku rikonfirmuam edhe njëherë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane. Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit, siç tregon rasti i fundit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo qeverisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç na provojë afera e AKSHI-t.

Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europia jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend. Edi Rama qartësisht nuk e garanton këtë. Ai është peng i korrupsionit të tij”, shkruan Bardhi.

Të fundit