Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë, Baçi: Domosdoshmëri për t’u bërë ndryshime

Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë, Baçi: Domosdoshmëri

Deputeti demokrat Luan Baçi tha se ndryshimet e fundit në statut, emërimi i Bardhit dhe Gjekmarkajt si nënkryetarë, erdhën si domosdoshmëri për PD-në.

Për Report Tv, Baçi u shpreh nuk ka asnjë anashkalim dhe shkelje të statutit dhe është një propozim i ardhur nga Kryesia. Sa i përket bashkimit, Baçi tha se kemi të bëjmë me një bashkim në bazë të demokratëve.

“Me ndryshimet e fundit të statutit parashikohet që edhe ata deputetë që janë kryetar të komisioneve parlamentare janë anëtarë të kryesisë së PD. Nuk ka një anashkalim. Nuk ka shkelje të statutit. Janë të zgjedhur, janë deputetë të PD, të votuar. Nuk besoj se nuk asnjë gjë të keqe. Nuk është problem që ne si deputet për të qenë anëtar të Këshillit nuk votohemi. Pra është e njëjta që disa nga deputetët mbajnë detyrat më të rëndësishme në parlament të jenë anëtar të Kryesisë. Duke parë që PD është në një situatë të pazakontë, lindi si domosdoshmëri të bëhen këto ndryshime.

Është e përcaktuar që është një dispozitë tranzitore për të arritur edhe një bashkim të PD. Bashkimin kam quajtur bashkimin në bazë të demokratëve. Ky është një vendim i Këshillit me votë, është një propozim nga Kryesia. Ka qenë propozim i kryesisë jo i kryetarit. Është diskutuar me 3 orë mbledhje”, tha Baçi.

Të fundit