Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dhe Noka me qytetarët e Njësisë Nr. 9: Më 11 Korrik protestojmë kundër keqqeverisjes së Ramës

Bardhi dhe Noka me qytetarët e Njësisë Nr. 9: Më 11 Korrik

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka kanë vijuar takimet për të ftuar qytetarët në protestën e 11 Korrikut. Takimi është zhvilluar me banorët në Njësinë Nr. 9 në Tiranë.

Bardhi ka listuar edhe arsyet përse qytetarët duket ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

“Në 11 Korrik, ora 20:00, të gjithë bashkë protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit.

Gjatë takimit me banorët në Njësinë 9 në Tiranë, tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.

11 Korriku, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar!  Ditën e enjte, ora 20:00, të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Shqipëria duhet të dalë nga gjendja e pashpresë ku e ka futur qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur”, shkruan Bardhi në Facebook.

Të fundit