Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dhe Tabaku takohen me eurodeputetët: Keqqeverisja e Ramës po bllokon zhvillimin e vendit

Bardhi dhe Tabaku takohen me eurodeputetët: Keqqeverisja e Ramës po

Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku ditën e sotme janë takuar me disa deputetë të Parlamentit Europian që ndodhen në një vizitë në Tiranë.

Në një postim në facebook pas takimit Bardhi është  shkruan se në taki,m kanë shprehur qëndrimin për nevojën që ka Shqipëria për reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit.

Njoftimi i plotë:


Kënaqësi takimi me delegacionin e Parlamentit Europian, me të cilët sëbashku me kolegen Jorida Tabuku ndamë qëndrimin tonë për nevojën imediate që ka Shqipëria për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse; forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe respektimin e shtetit ligjor.


Keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit. Kjo nuk po e lejon Shqipërinë të bëjë përpara, duke devijuar nga e vetmja rrugë e sigurt e së ardhmes, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Të fundit