Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Lindita Nikollën për ‘shpërdorim detyre’

Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Lindita Nikollën për

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për kryetaren e kuvendit, Lindita Nikolla.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se PD do ta kallëzojë Nikollën për shpërdorim detyre, pasi  ka lejuar futjen në sallë pa patur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur.

"Shprehim indinjatën për sjelljen e Nikollës e cila ka lejuar futjen në sallë pa patur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur.

Me urgjencë sot PD do depozitojë kallëzim për shpërdorim detyre ndaj Nikollës që mendon se do trembë opozitën me gardistë, punonjës policie të armatosur apo do ta ndalojë opozitën të ngrejë zërin për të drejtat e veta.

Asnjë veprim i dëshpëruar i Ramës dhe kukullës së tij në krye të vendit nuk e ndal opozitën të kërkojë të drejtat e veta minimale.

E drejtë kushtetuese e opozitës që të kërkojë ngritjen e Komisioneve Hetimore. Kallëzim penal në SPAK për Nikollën për shpërdorim detyre. Na shton vendosmërinë për të përshkallëzuar aksionin dhe reagimin opozitar", tha Bardhi.

 

Të fundit