Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Do ta zhbëjmë reformën territoriale. Nëse s'kemi 84 mandate, do t'i drejtohemi popullit me referendum

Bardhi: Do ta zhbëjmë reformën territoriale. Nëse

Partia Demokratike do ta rishikojë reformën territoriale të 2014-tës nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi e konsideron si dështim. Këtë gjë e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi gjatë një takimi elektoral në fshatrat e Elbasanit.

Bardhi shtoi më tej se nëse PD arrin të marrë 84 mandate kjo do ndodhë për 6 muaj, në të kundërt do bëhet me referendum. 

"Koha na dhe të drejtë se ishte dështim. Reforma Territoriale ka sjellë shtim të punonjësve që vijnë vërdallë kot dhe fusin kartën në bankë marrin lekët në fund të muajit, ndërkohë që s'bëjnë asnjë punë. Gjithë zonat rurale janë të braktisura kudo, jo vetëm këtu. Juve iu është mbyllur çdo derë se mirë apo keq ai kryetari i komunës, kishit një hall apo një problem ja dinit ku e kishte zyrën dhe ja hapnit derën qoftë edhe nëse ai thoshte s'kam kohë. Ndërsa sot, me shku për të takuar kryetarin e bashkisë së Elbasanit, iu duhen ca procedore që merr 4 vite kohë. Ne do ta zhbëjmë reformën territoriale. Nuk ka nevojë për 450 njësi administrative, saç ishin përpara 2015-tës, por për 120 deri në 150 njësi administrative Shqipëria ka nevojë. Nuk ka diskutim. Do të tentojmë ta bëjmë me ligj, sa më shumë vota të marrim aq më shumë mandate, nëse kemi 84 mandate e bëjmë për 6 muaj. Nëse nuk kemi 84 mandate, pala tjetër nuk hyn fare në negociata dhe do të drejtohem ty, do t'i drejtohemi popullit me referendum. Ta vendosin shqiptarët." - shprehet Bardhi.

Reforma Territoriale ka hapur debat vitet e fundit pasi opozita pretendon se shumë ish-komuna dhe shumë fshatra nuk marrin asnjë shërbim.

Të fundit