Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Bardhi: Do t'i hetojmë të 4 koncesionet në Shëndetësi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në studion e “Debat” ka deklaruar se të katërta koncesionet do të hetohen nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë.
Bardhi shpjegoi se, duke u nisur nga pretendimet e mazhorancës, opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat. Më konkretisht, për hetimin parlamentar u janë vënë në dispozicion gjashtë muaj.
“Nuk ka asnjë tërheqje, mazhoranca ka kërkuar që objekti i kërkesave të kontratave konçensionare në shëndetësi duhet të jetë konkret. Pra nuk mund të hetohen të katërta kontratat se i bie të hetohet i gjithë sistemi i shëndetësisë...Dhe kjo është strategjia jonë,” shtoi Bardhi.
Sa i përket betejave të tjerë të opozitës, tashmë që jeta parlamentare i është kthyer normalitet, Bardhi theksoi se mandati i ish-ministres Olta Xhaçka do të jetë po ashtu në fokus.
“Ai vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet. Nëse kemi drejtësi të re, më e pakta që mund të bëjmë, është t’i zbatojmë vendimet e saj.”
Të mërkurën do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dhe Gazment Bardhi u zotua që mandati i Xhaçkës do të jetë një në fokus të bisedimeve.
“Nëse kjo nuk ndodh në këto dy seanca, pasojat i ka ligji për Kushtetutën. Nikolla nuk lejohet ta ekzekutojë vendim. Pas saj fshihet vullneti i Ramës për të mbrojtur ish-ministren e tij,” shtoi kreu i Grupit të PD-së i cili paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale për çdo zyrtar publik që mund të pengojë ekzekutimin e vendimit të Kushtetueses.