Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Ekonomia kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik

Bardhi: Ekonomia kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherazi Kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi,  bashkë me Sekretarin e Pargjithshëm Flamur Noka, u takua me qytetarë dhe biznese pranë zonës së Pazarit të ri dhe Njësisë 2 në Tiranë. 

Situate ekonomike është shqetësimi i tyre dhe dështimi më i madh i Qeverisë së Ramës,  ndaj e shohin si arsyen kryesore  për të protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë.

Postimi I plotë:

Në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.

Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë.

Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë.

Të fundit