Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi flet pas daljes nga SPAK: Ka përparim në hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Çfarë iu kërkova prokurorëve

Bardhi flet pas daljes nga SPAK: Ka përparim në hetimet për

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi u thirr sot në SPAK, ku foli në cilësinë e kallëzuesit në emër të PD për inceneratorin e Elbasanit. 

Ai bëri me dije se i kërkoi Prokurorisë së Posaçme që të merren në cilësinë e provës e materiale dhe gjetjet e komisioniet hetimor parlamentar.

Bardhi tha se hetimet për inceneratorin e Elbasanit kanë përparuar, ndërsa nënvizoi se nuk mund të thotë të njëjtën gjë për inceneratorin e Tiranës.

Sipas tij, inceneratorët janë aferë e pastër korruptive. PD ka depozituar disa padi në SPAK që lidhen me çështjen e inceneratorëve, ku akuzon zyrtarë të lartë të shtetit për shkelje.

“Sot isha në cilësinë si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetimet dhe pas dy viteve nuk kanë përfunduar ende.
Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet e për të çuar para drejtësisë shkelesit.

Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. I kemi dhënë besim SPAK do duhet të na kthejë mbrapsht besimin. Këto tre inceneratorë janë aferë e pastër korruptive, i nxis për të çuar përpara hetimet.

Kam kërkuar që të merret në cilësinë e provës e materiale dhe gjetjet e komisioniet hetimor parlamentar, ka pasur shtesë kallëzim nga PD mbi bazën e punës së bërë në komisionin hetimor e kam kërkuar që materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore”, tha Bardhi.

Të fundit