Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari/ Bardhi flet pas dëshmisë në Prokurori, mohon përdorimin e lëndëve kimike: Kishte vetëm fikse zjarri

8 janari/ Bardhi flet pas dëshmisë në Prokurori, mohon

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka folur për mediet dy orë pas dëshmisë së dhënë në Prokurori, në kuadër të hetimeve për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Bardhi deklaroi se ka dhënë çdo informacion të nevojshëm për Prokurorinë në çdo aksion të protestës, duke filluar nga mësymja e protestuesve në PD, te kontakti me policinë dhe ngjarjet e ndodhura në brendësi të katit të dytë të selisë.

“Ka vijuar bashkëpunimi jonë me prokurorinë, që nga momenti i parë. Sot jam përgjigjur dhe kam dhënë përgjigje për çdo çështje të kërkuar nga prokuroria, duke nisur me momentin kur protestuesit mësyjnë PD, kontaktet që kam pasur me policinë dhe cfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të cështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e tyre. Autorët as nuk fshihen, as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë përgjegjësinë e një akti të dhunshëm ndaj PD. Pres nga prokuroria pa asnjë hezitim të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë”, tha Bardhi jashtë prokurorisë”, deklaroi Bardhi.

Ai ka hedhur poshtë akuzat e se ndaj protestuesve janë përdorur lëndë kimike, duke pohuar se e vetmja lëndë rrethanore kanë qenë fikset e zjarrit. “Kam rikonfirmuar që e vetmja lëndë rrethanore, e gjendur në mënyrë rrethanore kanë qenë fikset e zjarreve”, tha Bardhi.

Të fundit