Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Fyerja ndaj shqiptarëve në RMV s’mbyllet pa përgjegjësi, Hoxha të japë llogari!

Bardhi: Fyerja ndaj shqiptarëve në RMV s’mbyllet pa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me polemikat e fundit që përfshijnë ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, pas publikimit të një mesazhi të atribuuar këtij të fundit, ku përdorej gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij, Bardhi e cilëson të papranueshëm çdo qëndrim që denigron bashkëkombasit jashtë kufijve, duke theksuar se një episod i tillë nuk mund të relativizohet apo të mbyllet pa përgjegjësi politike. Sipas tij, përdorimi i termave ofendues për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbën jo vetëm problem etik, por edhe shkelje të detyrimeve kushtetuese që institucionet shqiptare kanë ndaj diasporës.

Bardhi kritikon gjithashtu mënyrën se si është menaxhuar çështja, duke përmendur mohimet fillestare, fshirjen e mesazhit dhe përpjekjet për ta konsideruar debatin të mbyllur, të cilat sipas tij tregojnë mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.

"Fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar ato si “idiotë”, nuk mund të jetë kurrë një çështje e tejkaluar, pa mbajtur përgjegjësi politike. Ky cilësim nga ministri përgjegjës për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, vjen në një kohë ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po përballen me shumë sfida dhe përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve kushtetuese që kanë autoritetet shqiptare në Republikën e Shqipërisë, ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit shtetërorë.
Mungesa e reflektimit nga ana e Ministrit Ferit Hoxha, nuk mund të kalohet me takime të stisura, ku mysafirët as nuk lejohen të përgjigjen lirisht.

Fillimisht gënjeu që sms ishte e fabrikuar, më pas u detyrua të fshinte, më pas të dilte nga grupi në Whatsapp, dhe sot kishte stisur një takim për të bindur shqiptarët se është një çështje e tejkaluar. Të gjitha këto veprime konfirmojnë se është duke vepruar nën panik dhe nën peshën e përgjegjësisë së munguar.
Akoma më shqetësuese është heshtja e Kryeministrit Edi Rama, duke provuar se cilësimi i Ministrit Ferit Hoxha ndaj shqiptarëve nuk është personal, por linjë shtetërore e qeverisë së Edi Ramës. Kjo është më shumë se e papranueshme.
Ministri Ferit Hoxha do të thirret në Kuvend për të dhënë llogari mbi qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve përtej kufirit, që përkon te jetë i njëjtë me qëndrimin e Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç ndaj shqiptarëve.

Në krye të Ministrisë për Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë nuk mund të qëndrojë asnjë minut as Nikolla Pashiqi dhe as Vasa Çubrilloviçi, pavarësisht se në publik prezantohet si Ferit Hoxha apo Edi Rama!", shkruan Bardhi. 

Të fundit