Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Grupi Parlamentar i PD-së do të vazhdojë aksionin opozitar brenda Kuvendit

Bardhi: Grupi Parlamentar i PD-së do të vazhdojë aksionin

Në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka konfirmuar se do të vazhdohet me aksionin opozitar brenda sallës së Kuvendit.

Ai theksoi se ky veprim është një përgjigje e nevojshme ndaj politikave të qeverisë dhe do të shërbejë për të mobilizuar dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Bardhi u shpreh se mbështetja për protestat dhe veprimet opozitare është thelbësore për të adresuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të sfiduar vendimet e qeverisë që ai i konsideron si të dëmshme.

Bardhi: PD ka njoftuar protestën e radhës në kuadër të mosbindjes civile dhe sjelljen që kolegët do të bëjnë për mos vijuar zhvillimin normal të seancës së sotme. Këto ishin dy çështjet kryesore në takim. Deputetet e përjashtuar do të jenë të shpërndare në degët perkatëse lidhur me protestën. Ndërsa deputetët që marin pjesë do vijojnë me mosbindjen civile në Kuvend. Do të vijohet me aksionin opozitar brenda sallës së Kuvendit. Nuk është zgjedhje e PD por e kundërshtarit tonë politik. 

Të fundit