Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i drejtohet Dumani: Rama të çoi mesazh, kërkoi të mbyllet shpejt dosja “Xibraka”

Bardhi i drejtohet Dumani: Rama të çoi mesazh, kërkoi të

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë raportimit të Altin Dumanit në SPAK, iu drejtua duke i thënë se i është kërkuar nga Rama që të mbyllet sa më shpejt dosja “Xibraka”.

“Rezulton se Kryeministri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik të ka përcjellë një mesazh duke kërkuar që ‘Çështja Xibraka’, të ‘mbyllet pak shpejt’. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?”, ka thënë Bardhi.

Dumani i është përgjigjur Bardhit duke thënë se nuk merr asnjë lloj mesazhi dhe se detyrën e ushtron në përputhje me dispozitat ligjore.

“Lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin apo kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Institucionale kur patjetër kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojë, dhe procedurale kur ndonjëri prej tyre ka nevojë të thirret në cilësinë e deklaruarit, personit që po bëhen hetime, apo në cilësinë e të pandehurit.

Nuk marr dhe përcjell asnjë lloj mesazhi. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime me të gjithë pa përjashtim”, u shpreh Dumani.

Të fundit