Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i drejtohet ministrit të Brendshëm: Vëllai yt hajdut në OSHEE do marrë në qafë Ballukun

Bardhi i drejtohet ministrit të Brendshëm: Vëllai yt hajdut

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha pas deklaratave që ky i fundit bëri ndaj opozitës.

Bardhi tha nga Kuvendi se vëllai i Hoxhës është një hajdut në OSHEE bashkë me zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Turp je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty, përfshi tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, që është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e qytetarëve,” tha Bardhi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD tha se Hoxha është caktuar ministër nga banda e Troplinëve në Durrës.

“Bandat e Durrësit të kanë caktuar ty si ministër dhe kjo është një e vërtetë që e dinë edhe kolegët e tu në PS. Ti i falësh bandave të Durrësit,” tha Bardhi.

Të fundit