Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet ambasadorit të BE: Realiteti është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj

Bardhi i përgjigjet ambasadorit të BE: Realiteti është

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato i cili bëri thirrje për përfshirje dhe dialog nga opozita.

Në platformën “X”, Bardhi ka postuar një foto nga protesta e opozitës sot në Parlament, pasi deputetët nuk u lejuan të hyjnë brenda. Bardhi shkruan se që të kërkosh rolin e opozitës, duhet që kjo e fundit të lejohet të hyjë në Parlament.

Demokrati shton se fshehja pas fjalëve të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë e aq më tepër realitetin se opozita është e përjashtuar nga Kuvendi.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe”, shkruan Bardhi.

Të fundit