Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet Ballës: Krijuat një histori të rreme për të sulmuar Bashën, Rama do të largojë vëmendjen nga e vërteta

Bardhi i përgjigjet Ballës: Krijuat një histori të rreme

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzës së socialistit Taulant Balla, i cili tha se deklaratat e bëra nga kreu i PD, Lulzim Basha ndaj mjekëve, shkaktuan sulmin në qendrën shëndetësore në Elbasan.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se ngjarja është e stisur nga socialistët për të sulmuar Bashën pasi nuk ka asnjë përgjigje për fshehjen e numrit të të vdekurve nga pandemia.

PD i ka bërë sërish thirrjet Prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për viktimat nga Covid-19.

Postimi i plotë:

 Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.

Të fundit