Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet Ramës: Kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji, të fala Olsit dhe narkomjetit

Bardhi i përgjigjet Ramës: Kam bërë kallëzim siç

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili e akuzoi se ka bërë kallëzim të rremë ndaj Olsi Ramës.

Në platformën “X”, Bardhi nxjerr shkresën dhe i thotë Ramës se kallëzimi është bërë konform me ligjin. Në përfundim, Bardhi e ironizon duke i thënë “të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetin me targa AA 653 DM”.

“Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke u përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani! Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit. Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka sjellë ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”. Tani çështja mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetin me targa AA 653 DM!”, shkruan Bardhi.

Të fundit