Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Rama e kupton që është humbës!

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Rama e kupton që është

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Elisa Spiropalit lidhur me firmosjen e marrëveshjes mes PD dhe LSI-së.

Sipas Bardhit, kryeministrin Rama e ka kapur paniku, pasi sipas tij, do t’i humbasë zgjedhjet e 25 prillit.

“Rama e kupton qe eshte humbes. Bashkimi i opozites sjell ndryshim.

Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë. #ShqipëriaFITON”, shkruan Bardhi ne Twitter.

Të fundit