Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: I vetmi politikan për të cilin kam fakte se ka 2 kate në një kullë, është Basha

Bardhi: I vetmi politikan për të cilin kam fakte se ka 2 kate në

Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se i vetmi politikan për të cilin ka fakte se ka blerë dy kate kullë, është Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bardhi ftoi këdo që ka fakte për ndonjë politikan tjetër t’i bëjë ato publike, ndërsa theksoi se është e pamundur që të ardhurat për të bërë shpenzime të tilla të vijnë nga bizneset.

Lulzim Basha është i vetmi politikan që në vitin e fundit ka futur në xhep 2 kate kulla. Këto janë fakte të regjistruara në hipotekë. Nëse dikush tjetër ka regjistrime të kësaj natyre të drejtpërdrejta apo të fshehta për ndonjë politikan tjetër është i lutur t’i bëjë publike.

Ajo që shqiptarët kanë parë deri më sot është që po, në gusht të 2021-shit, 3 muaj pasi ne kishim humbur zgjedhjet, Lulzim Basha dhe familjarët e tij fusin në xhep 2 kate kullë në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Biznese kanë të gjithë, por nuk i blejnë dot me një të rënë të lapsit dy kate kullë,” – u shpreh Bardhi.

Të fundit