Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi ironizon Ballën: Profesor akademik, shpjegoja shqiptarëve a jeton dot me 40 mijë lekë të vjetra

Bardhi ironizon Ballën: Profesor akademik, shpjegoja shqiptarëve a

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ironizuar Taulant Ballën i cili tha se mocioni për debat mbi minimumin jetik nga opozita, është kërkuar sa për numra.

Bardhi iu drejtua Ballës në një deklaratë për mediat me termin “profesor akademik” duke e pyetur nëse mund të jetonte Balla me 40 mijë lekë të vjetra duke paguar të gjitha detyrimet dhe shpenzimet.

“Profesori akademiku, Taulant Balla kishte marrë punën për të mësuar gazetarët se si të bënin punën e tyre. Ja, i detyruar që të them se maxhoranca po tenton që të asgjësojë pluralizmin në Kuvend. Në kërkuam një mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët. Në këtë projektbuxhet cënohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për përcaktimin me ligj të minimumit jetik. Masa e ndihmës për personat e papunë, apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është 40 mijë lekë të vjetra. Zoti Balla do të duhet t’u shpjegoj shqiptarëve; a mund të jetojë zoti Balla me 40 mijë lekë të vjetra. Që të paguaj të gjitha detyrimet, për ujin, energjinë apo ngrohej, apo për ushqim për fëmijët e tyre me këtë ndihmë”, tha Bardhi.

 

Të fundit