Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi ironizon takimin e Ramës: U la të vetmen rrugë emigrimin, u thotë 'krenar për ju'

Bardhi ironizon takimin e Ramës: U la të vetmen rrugë emigrimin,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ironizoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë.

Gjatë një takimi me strukturat në Kukës, Bardhi theksoi se e vetmja gjë që Rama u ofroi shqiptarëve, ishte një koncert.

Ai shtoi se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë, Rama tallet nën moton “Krenar për Ju”.

“Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen pa dëshirën e tyre. Edhe sot, atje në Athine nuk po u ofron asgjë veç një koncerti.

Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerte, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, arsim më të mirë, rroga më të mira, spitale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, tha ai.

Të fundit