Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Janë shoqëruar në polici anëtarët e Këshillit Kombëtar, zyrat u kontrolluan në kundërshtim me ligjin

Bardhi: Janë shoqëruar në polici anëtarët e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat, ku tha se janë shoqëruar në polici anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ai ngriti pyetjen se përse po shoqërohen demokratët, duke shtuar se çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë regjistrimi më pas në një procedurë të kontrollit fizik.

Bardhi shtoi se policia ka kontrolluar zyrat e deputeteve, ndërsa shtoi se me ligj nuk lejohet. Mbledhja e provave në selinë blu zgjatu rreth tre orë dhe e pranishme ishte edhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar? Pse po ndalohen anëtarët e grup seksioneve në oborrin e PD. Çd o person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë regjistrimi më pas në një procedurë të kontrollit fizik dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre.

Janë kontrolluar edhe zyrat e deputeteve, që me ligj nuk lejohet, por ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar të kontrollojnë zyrat pa autorizim nga Kuvendi. Pas terrorit të Berishës, sot demokratët duhet të kalojnë edhe terrorin e Ramës”, tha Bardhi.

 

Të fundit