Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Ka ende pika që na ndajnë, por bashkimi i PD është e vetmja rrugë për të mundur Ramën

Bardhi: Ka ende pika që na ndajnë, por bashkimi i PD është e

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, i mandatuar nga grupi i Alibeajt për të negociuar me pjesën tjetër të PD, që përfaqësohet nga Edi Paloka për bashkimin e partisë tha se ka ende pika që i ndajnë, të cilat lidhen me drejtimin e partisë.

Duke folur në emisionin “Opinion” Bardhi shtoi se diskutimet janë pozitive dhe se po përpiqen të gjejnë pika bashkëpunimi për të dalë në zgjedhjet lokale me kandidat të përbashkët, si e vetmja mënyrë për të mundur Edi Ramën.

“Vota është ajo që mund të përcaktojë kandidatët e një parti politike në zgjedhje, por zgjedhjet lokale kanë një specifikë që bëhet fjalë për zgjedhen e liderëve lokalë që do të jenë kryetarët e bashkive. Kandidati mund të jetë një person që del përtej një partie politke. Përpara kemi një betejë me kundërshtarin tonë të vetëm që është Edi Rama.

Bisedimet që ne kemi nisur, kanë qenë bisedime tërësisht konstruktive që të dy kemi shprehur qëndrime tona se si mund të ndërtohet ura e bashkëpunimit të demokratëve në të gjitha njësitë vendore që të fitojmë zgjedhjet lokale dhe bisedimet janë vetëm për këto çështje.

Me sinqeritetin e plotë duke besuar që është e vetmja rrugë për t’u përballur me Edi Ramën në zgjedhjet lokale, kam konstatuar nga bisedimet me z.Paloka që e njëjta qasje është edhe prej tij. Ka akoma çështje të tjera që po diskutohen se si mund të dalim me një kandidat të përbashkët.

Që ditën e parë kemi shprehur vullnetin e plotë që hyjmë në këto bisedime pa asnjë kusht dhe nuk pranojmë asnjë kusht. Të njëjtën gjë e kam parë të pohuar edhe nga z.Berisha. Bisedimet po ecin në këtë frymë për të parë kush është rruga më e mirë”, u shpreh Bardhi.

Të fundit