Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Kam dorëzuar në SPAK një kallëzim ku kërkoj rihapjen e “Xibrakës”

Bardhi: Kam dorëzuar në SPAK një kallëzim ku kërkoj

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi foli lidhur me akuzat që ka hedhur në drejtim të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Bardhi ka thënë se nuk është ai kallëzuesi i dosjes së “Xibrakës”, por policia dhe prokuroria e Hanoverit teksa ka nxjerrë për emisionin “Opinion” në Tv Klan edhe mandatin e postës për kërkesën që thotë se ka depozituar në SPAK.

Blendi Fevziu: Dua të ju pyes për një çështje që mbeti pezull nga emisioni i kaluar, ku ju keni qenë këtu për një denoncim për vëllain e kryeministrit. Thatë që do e çonit çështjen në SPAK. I jeni përgjigjur gazetarit Baton Haxhiu që ka qenë këtu duke i thënë që “menjëherë nesër do e çoj me postë”, ndërkohë që SPAK ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim tuajin për Olsi Ramën.

Gazment Bardhi: Në fakt nuk ka një përgjigje të asaj natyre të SPAK. Atë që kam thënë, e kam bërë në datën 29, e kam konfirmimin nga SPAK që e kam marrë në dorëzim në datën 2 Prill.

Blendi Fevziu: A e ke këtë letër që ta nxjerr unë këtu?

Gazment Bardhi: Patjetër. Është me postë, nuk e kam me vete. Patjetër, do e sjell. Mund ta konfirmoni dhe me SPAK. Ajo që ka thënë SPAK nuk është se Gazment Bardhi nuk i është drejtuar SPAK-ut, ajo që thotë prokurori në vendim është që nuk ka një kallëzim të Gazment Bardhit të regjistruar në regjistrin e veprave penale. Ajo që kam thënë dhe kam bërë sepse interesi i Ramës dhe Ols Ramës do të ishte që unë të kërkoja nisjen e një procedimi të ri penal. Në fakt, ajo që kam bërë është që kam dorëzuar një kallëzim ku kërkoj rihapjen e procedimit të pezulluar 335/1 të vitit 2016 që është dosja e Xibrakës. Dokumenti është publik.

Blendi Fevziu: Pse SPAK pretendon që nuk ka një kallëzim nga ana juaj?

Gazment Bardhi: Ajo që SPAK ka pretenduar është që nuk ka një kallëzim të regjistruar në regjistrin e veprave penale që është faza paraprake për të hapur një kallëzim penal. Në çështjen e Xibrakës nuk është kallëzues Gazment Bardhi. Nuk e kam kallëzuar unë laboratorin e Xibrakës. Ky është mandati që është dorëzuar në postë. 29 Mars, e nesërmja e emisionit “Opinion”. Kam kërkuar rihapjen e procedimit 335/1. Nuk jam unë krijuesi i çështjes. Në rastin e Xibrakës nuk është Bardhi kallëzues, por policia dhe prokuroria e Hanoverit. Kam për detyrë që atë informacion që bëj publik në media, ta depozitoj në SPAK.

Të fundit