Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatimi vendimimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhackën

Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatimi vendimimin e Gjykatës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias në lidhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka.

Në një letër drejtuar Kuvendit, Bardhi ka theksuar se opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias kërkon detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si një element themelor të shtetit të së drejtës. Sipas Komisionit, Kuvendi nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por duhet të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi ka informuar edhe Trupin Diplomatik në Tiranë për këtë kërkesë dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

"Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen”, thuhet në shkresën e kreut të grupit demokrat.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD kërkon që në përputhje me këshillat e vyera të Komisionit të Venecias, të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve nr. 1/2023 dhe 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese.

“Çdo sjellje e kundërt me këtë përbën minim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në shkresën e Bardhit.

Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatimi vendimimin e Gjykatës

Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatimi vendimimin e Gjykatës

 

 

Të fundit