Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kërkesë Nikollës: Fut në rendin e ditës interpelancën urgjente me Ramën

Bardhi kërkesë Nikollës: Fut në rendin e ditës

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla të përfshijë në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, lidhur me përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama, në dosjen ‘Xibraka’.

Bardhi ka komentuar refuzimin e interpelancës nga Rama duke thënë se kryeministri s’ka tagër ligjor dhe kushtetues të vendosë temat e thirrjes për interpelancë.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshijë në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E keni shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese”, tha Bardhi.

Përgjigjes së Nikollës e cila tha se “interpelanca nuk parashikon çështje personale”, Bardhi tha se çështja e ngritur nuk ka lidhje me marrëdhënien e Ramës me të vëllain.

“Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vënë mbrojtje nga garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës”, shtoi Bardhi.

Të fundit