All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Bardhi kërkesë Nikollës: KLSH të raportojë në Kuvend, mazhoranca i ka cenuar pavarësinë

All - Paragraf - 1

Bardhi kërkesë Nikollës: KLSH të raportojë në

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që drejtuesi i Këshillit të Lartë të Shtetit të raportojë në Kuvend. Bardhi kërkoi mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për të miratuar draft rezolutën dhe KSH të ftohet të nesërmen për raportim.

All - Paragraf - 3

Demokrati iu drejtua Nikollës duke i thënë se ka shkelur detyrat që të zbatohet nga komisionet.

Bardhi theksoi se në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë u tentua intimidimi i KLSH.

“Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Madje ka ndodhur e duhet ta dënojmë një praktikë të tillë në komisionin e ekonomikë, KLSH u vu përballë një situate të pandodhur, ku një rast specifik i një rekomandimi të lëshuar nga KLSH është tentuar të ballafaqohet një nënpunëse publike me KLSH.

Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë. Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet sot, të miratojë draft rezoluta dhe KLSH duhet të thirret nesër të raportojë.

Ju zonja kryetare keni shkelur çdo afat sepse është detyra juaj që kalendari të zbatohet nga komisionet. Mundësoni që sot të mblidhet komisioni i Ekonomisë dhe nesër në rend dite të përfshihet raportimi i KLSH”, deklaroi Bardhi.

Të fundit