Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kërkon dorëheqjen e ministres së Brendshme: KLGJ kërkoi mbështetje, policia e refuzoi

Bardhi kërkon dorëheqjen e ministres së Brendshme: KLGJ

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

Bardhi tha se ministrja doli dhe gënjeu opinionin publik për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit, në një kohë kur KLGJ kishte ngritur alarmin për mungesën e forcave të sigurisë.

“Sot seancën duhet ta kishim nisur me dorëheqjen e ministres. Gjyqtari të vritet në sallë duke dhënë vendimin, dhe ministra e Brendshme të gënjejë opinionin publik se nuk ka detyrime. Këshilli i Lartë Gjyqësor ju nxori zbuluar ku publikoi korrespondencën ku kërkonte për shkak të kërcënimeve të gjyqtarëve, kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte”, deklaroi Bardhi.

Të fundit