Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kërkon pezullimin e seancës plenare: Rama të vijë të japë llogari për guroren

Bardhi kërkon pezullimin e seancës plenare: Rama të vijë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar pezullimin e seancës plenare të Kuvendit.

Bardhi kërkoi që kryeministri Rama të jetë i pranishëm në sallë dhe të japë llogari për guroren që po shkatërron banesat në Borizanë.

Deputeti tha se është e papranueshme që kryeministrit ë fshihet pas skandalit të Rrajave dhe Ahmetajt.

“Ndërprisni seancën dhe kërkojini kryeministrit të vijë këtu. Është e papranueshme që Rama fshihet pas Rrajes për Krujën dhe pas Ahmetajt për inceneratorët. Është në detyrimin dhe në të drejtën tonë që të kërkojmë të pezullohet seanca plenare dhe të vijë të japë llogari. Të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit për guroren që i shkatërroi shtëpinë një fshati të tërë”, tha Bardhi.

Të fundit