All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Bardhi kërkon shtyrjen e mbledhjes së ‘Etikës’: Doni të fshini opozitën nga Kuvendi

All - Paragraf - 1

Bardhi kërkon shtyrjen e mbledhjes së ‘Etikës’: Doni

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar të shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD nga Kuvendi.

All - Paragraf - 3

Bardhi deklaroi në mbledhje se mazhoranca ka për qëllim të fshijë opozitën, duke tentuar ta përjashtojë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës.

Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend një partiak. Thojeni këtu, qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, ka thënë Bardhi gjatë mbledhjes.

Të fundit