Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bardhi: Këshilli i Mandateve të mblidhet urgjentisht për Belinda Ballukun

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet 1 orë e më parë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Bardhi denoncoi një akt të paprecedent nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin opozita e sheh si një urdhër politik të Edi Ramës për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin.
Sipas Bardhit, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, mazhoranca dhe kryetari i Kuvendit kanë tentuar të zvarrisin shqyrtimin, duke mos caktuar asnjë afat të ri për miratimin e kërkesës së prokurorisë.
Opozita thekson se çdo vonesë cenon hetimet, prish provat dhe intimidon dëshmitarët, ndërkohë që kërkesa e SPAK mbështetet në rreth 80 prova të ndara në disa volume, për të cilat nuk ka asnjë dyshim për bazën ligjore të akuzës.
Gazmend Bardhi:
Të dashur bashkëqytetarë, së bashku me kolegët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, duam përmes këtij komunikimi publik të dënojmë me forcë aktin e paprecedent që kryetari i kuvendit, me urdhër politik të Edi Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t'i dhënë Prokurorisë së Posaçme autorizimin për të kërkuar në gjykatë arrestimin e zëvendëskryeministres, ministres së infrastrukturës dhe deputetes Belinda Balluku.
Sinë asnjë rast tjetër, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve pa caktuar një afat se kur ky këshill do të marrë në shqyrtim dhe do t'i hapë rrugë miratimit nga seanca plenare të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendëskryeministres. Ky është një akt politik i urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e tij, të zëvendëskryeministres dhe të qeverisë së tij.
Si anëtarë të Këshillit të Mandateve, përfaqësues të opozitës, kemi kërkuar dhe kërkojmë me forcë mbledhjen një orë më parë të Këshillit të Mandateve për të miratuar kërkesën e prokurorisë.
Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e posaçëm informuan dje në kuvend se çdo ditë në liri e Belinda Ballukut nënkupton cënim të hetimeve, prishje të provave dhe intimidim të dëshmitarëve. Për herë të parë do të dua t'i informojmë opinionin publik se kërkesa e prokurorisë, përveçse është argumentuar ligjërisht, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm provash, rreth 80 prova të ndarë në disa volume, në mijëra faqe, që provojnë atë që në fakt është e vetmja detyrë që ka kuvendi, të kontrollojë nëse është apo jo një akuzë politike dhe kërkesa e prokurorisë provon përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se kërkesa është e mbështetur ligjërisht dhe nuk ka asnjë të dhënë për akuzë politike. Siç jeni në dijeni, prokuroria e posaçme ka marrë të pandehur zonjën Balluku për tenderin e tunelit të Llogarasë.
E ka person nën hetim për një nga lotet e Unazës së Tiranës, ndërkohë që në kërkesën e sjellë në kuvend, sqaron se e ka nën hetim edhe për nëntë procedura të tjera, ku përfshihen gjashtë procedurat për lotet e Unazës së Tiranës, koncesioni i rrugës Thumanë-Kashar dhe dy procedura prokurimi për mirëmbajtje rrugësh. Të dashur shqiptarë, nuk bëhet fjalë për procedura mijëra euro.
Totali i të 11 procedurave të prokurimit korruptive për të cilën akuzohet qeveria e Edi Ramës, ka vlerën e mbi 1 miliardë euro. Dhe ky është rasti i parë ku një zyrtar i lartë, i cili akuzohet për korrupsion në 11 procedura, që ka paracaktuar çdo fitues, që ka caktuar se ku do të shkojnë paratë e fituara, ku ka zbatuar me prova të prokurorisë porositë e kryeministrit për të shpërblyer njërin apo tjetrin, tentohet të zvarritet, tentohet të blihet kohë, dhe tentohet të pengohet drejtësia. E kemi thënë dhe dje gjatë mbledhjes, parlamenti ka një procedurë standarte tashmë, të kohës së arsyeshme brenda të cilës shqyrton kërkesat e Prokurorisë së Posaçme.
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është mbledhur gjithmonë në të gjitha rastet brenda 48 orëve. I ka dhënë kohë personit ndaj të cilës, ndaj të cilit ngrihet akuza nga prokuroria 48 orë, maksimumi 72 orë, dhe më pas, brenda 72 orëve të ardhshme, ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet një mbledhje e Këshillit pa caktuar një mbledhje tjetër. Dua të ndaj me opinionin publik edhe një detaj se çfarë ndodhi dje në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Të vetmit avokatë të interesit publik në atë sallë ishin pesë përfaqësuesit e opozitës dhe prokurorët e çështjes. Ndërkohë që pala kundër nesh ishin avokati i Belinda Ballukut dhe pesë përfaqësuesit e mazhorancës, duke nisur nga kryetari i Kuvendit e duke vijuar me kryetarin e grupit e me radhë, kolegët e tjerë të mazhorancës, të cilët në gjashtë orë diskutime, në asnjë moment të vetëm, nuk ishin zëdhënës të interesit publik, por ishin avokatë të mirëfilltë të Belinda Ballukut. Dhe absurdi arrinte deri aty sa thoshin, ne nuk duam kohë për shqyrtim, po kemi hallin si do t'i shqyrtojë letrat Belinda.
Madje avokati kërkonte tre javë kohë, ta thoshin t'i japim katër javë kohë. Një sjellje e tillë e papërgjegjshme, sigurisht që ka një urdhër me prapavijë politike pas saj, është urdhri i Edi Ramës për të penguar drejtësinë, është tmerri i Edi Ramës sepse drejtësia i ka shkuar në paradhomën e tij, dhe është frika e Edi Ramës nga ajo që Belinda Balluku di dhe mund dhe provon se urdhrin për të ndarë çdo procedurë prokurimi, për të caktuar dhe paracaktuar çdo fitues në çdo prokurë, në çdo procedurë prokurimi, ka qenë i Edi Ramës.
Dua gjithashtu t'ju informoj se gjatë orëve të pasdites, pas mbledhjes së djeshme, të pestë anëtarët e opozitës, kanë marrë atë që në fakt duhet ta merrnin që ditën menjëherë, thotë ligji, me mbërritjen e kërkesës, kanë marrë dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Pasi për pesë herë gjatë mbledhjes u tentua nga përfaqësuesit e mazhorancës të intimidoheshin prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund t'i marrin materialet, po Belinda po. Unë dua të vlerësoj integritetin e jashtëzakonshëm që treguan të tre prokurorët dje në seancë, duke pohuar atë që ligji thotë, që deputetët kanë të drejtë, duke ruajtur sekretin hetimor, të njihen me dosjen e plotë të prokurorisë.
E në përfundim të kësaj fjale hyrëse, dua t'i bëj thirrje Edi Ramës, të heqë dorë nga pengimi që po tenton t'i bëjë drejtësisë, të heqë dorë nga tentativa e tij për të marrë peng drejtësinë, të heqë dorë nga avokatia ndaj të korruptuarës Belinda Balluku, të heqë dorë nga çdo manovër për të sulmuar drejtësinë me shpresën se do të shpëtojë prej saj. Faktet tashmë ndodhen jo në një dosje, por në disa dosje. Fatin e tij në raport me përgjegjësinë përpara ligjit e ka përcaktuar vetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38