Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kundër Alibeajt, në fushatë me Zef Hilën për Vaun e Dejës

Bardhi kundër Alibeajt, në fushatë me Zef Hilën për

Zgjedhjet lokale të 14 Majit sa vijnë e bëhen një misionin më i vështirë për Enkelejd Alibeaj.

Teksa në prezantimin e Roland Bejkos në Tiranë, në një sallë me jo më shumë se 500 persona, e mbështetën vetëm 5 deputetë përfshirë Gazmend Bardhin, tashmë duket se edhe Sekretari i Përgjithshëm i “Alibeajt” e ka braktisur anijen.

Bardhi shtë shfaqur në Vaun e Dejës në takime me demokratët, përkrah kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

Bardhi ka kundërshtuar hapur vendimin personal të Alibeajt për të garuar me kandidaten Kolmentina Drini nën siglën e PD, duke nënvizuar se favorizon kështu PSD e Tom Doshit, i cili zynon të mbajë bashkinë me kandidatin e prezantuar nga PS, Kristian Shkreli.

Në një takim me strukturat në Vaun e Dejës, ku i pranishëm ishte edhe Hila, Bardhi siguroi të pranishmit se qëllimi i tij është që nga 14 maji bashkia të mos jetë më nën drejtimin e qeverisë. Deputeti theksoi më tej se me Zef Hilën kishte diskutuar edhe në vitin 2021 për kandidimin e tij në bashkinë e Vaut të Dejës.

“Ajo që dua të siguroj nga kryetari deri tek anëtari fundit në këtë sallë është se unë jam në krahun tuaj. Ajo që ju doni, është që në 14 maj, Tom Doshi në 14 maj të dorëzojë çelësat e bashkisë së Vaut të Dejës që e ka marrë pa të drejtë në vitin 2019. Jam i vetëdijshëm që kandidatura është më potencial që kur ka dalë. Madje me Zefin kemi diskutuar që në 2021-shin”, u shpreh Bardhi.

Bardhi u ka kërkuar të pranishmëve që të votojnë për listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, duke e mos e përmendur kandidaten e Alibeajt në këtë bashki, Klomentina Drini.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish-kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm”, shkruan Bardhi.

Të fundit