Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kundër Kodit Penal: Balluku vjedh 50 mln euro dhe vjen të fusë qytetarin në burg

Bardhi kundër Kodit Penal: Balluku vjedh 50 mln euro dhe vjen të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke theksuar se ato synojnë ndëshkimin e qytetarëve për shkelje të vogla, ndërsa abuzimet me fondet publike mbeten të pandëshkuara.

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare të Kuvendit, Bardhi deklaroi se me Kodin e ri Penal, veprime të tilla si parkimi i dyfishtë do të konsiderohen vepër penale, ndërkohë që korrupsioni është dekriminalizuar.

Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku për abuzim me 50 milionë euro dhe vuri në dukje se ajo pritet të marrë pjesë në votimin e Kodit të ri Penal.

“Kodi Penal ka ndryshuar disa herë dhe gjithmonë është përshtatur sipas standardeve të BE-së. Në 2012, ky Kuvend ka miratuar dekriminalizimin e shpifjes, sot jemi në një tjetër standard, ku kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes.

Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh.

Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të cojmë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 mln euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal. Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut kurse zv/kryeministrja vjedh 50 mln euro dhe vjen të votojë për ta futur qytetarin në burg”, deklaroi Bardhi.

Të fundit