All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Bardhi letër Begajt: Ndërhy për mos cënimin e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje!

All - Paragraf - 1

Bardhi letër Begajt: Ndërhy për mos cënimin e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka drejtuarsot një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

All - Paragraf - 3

Përmes rrjeteve sociale, Bardhi i kërkon nga presidenti tqë të “ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Sipas tij, Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

"Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.

Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal", shkruan Bardhi.

Të fundit